Blindohet nga te dyja anët kufiri me Greqinë për te parandaluar kalimin e katër shqiptareve te arratisur nga burgu i Trikalas. Mediat vendase theksojnë se mes shqiptareve te armatosur, qe mendohet se janë Marian Kola, Ilir Kupa, Taulant Luli dhe Fatos Sulaj dhe policisë ka patur një shkëmbim zjarri ne zonën e Artës. Me pas ata jane drejtuar nga ana e kufirit. Për këtë arsye, me urdhër te Drejtorisë se Përgjithshme te Policisë se shtetit, policia kufitare e mbështetur nga forcat e krimeve te renda jane ne gjendje gatishmërie. Ndërkohë, policia kufitare po monitoron pikat e kalimit ne Sopik, tre urat dhe Kakavijë ndërsa policia greke ka marre përsipër qe te mbuloje te gjitha zonat e tjera qe nuk mund te kontrollohen nga pala jone. Këtë fakt e pohon per Vizion Plus vete drejtori i policisë se kufirit ne Gjirokastër, Admir Abria, i cili mban kontakte te vazhdueshme me shefin e sektorit ushtarak te divizionit te Janinës dhe me Drejtorinë e Policisë se Kufirit ne Janinë per te shkëmbyer informacionet ne kohe reale. Zedhenesi i policisë qarkut Gjirokastër, Gentian Mullai njofton se policia kufitare po kontrollon me kujdes dokumentet e personave qe kalojnë kufirin pasi dyshohet se shqiptaret e arratisur mund te kenë siguruar dhe dokumente false. Pak kohe me pare tete te burgosur shqiptare u arratisen nga burgu i Trikalas ne Greqi. Deri me tani, dy prej tyre kane mbetur te vrare pas nje shkëmbimi zjarri me policinë, dy janë arrestuar ndërsa katër te tjere jane ne kërkim.