Blindohet gjyqi ndaj xhihadistëve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-07

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Seanca e pare pas sulmeve terroriste te 13 nëntorit ne France, e 9 te pandehurve te akuzuar se kane rekrutuar mbi 70 luftëtare per ne Siri, u zhvillua ne Gjykatën e Krimeve te Renda, ne masa me te shtuara sigurie. Përveç besimtareve qe ndjekin çdo seance, ne gjykate këtë te marte kishte prani edhe te agjenteve te antiterrorit dhe te Shërbimit Informativ. Ndërsa vete te pandehurit kane vijuar akuzat ndaj Prokurorisë, por dhe krerëve te shtetit shqiptar, te cilët sipas tyre, po i akuzojnë me pa te drejte vetëm per shkak te besimit. Fadil Muslimani eshte i pandehuri i vetëm nga nëntë te akuzuarit qe vijon te beje deklarata ne Gjykate duke mbrojtur sipas tij kauzën e luftës ne emër te Allahut. Ai tha se Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, dhe kryeministri Rama, nuk ka arsye pse të frikësohet, por nëse ka bërë gjë kundër myslimanëve, atëherë po që duhet të ketë frikë. Ndërsa i pandehuri tjetër Genc Balla ka kërkuar edhe njëherë transkiptimin e plote te te gjitha përgjimeve ambientale dhe telefonike te bëra para arrestimit. Sipas Balles nga këto përgjime jane hequr nga konteksi qëllimisht fjale, per te krijuar nje urrejtje ndaj tyre. ?Deklaratat e mia janë citime të kuranit për Allahun, ndërsa ato janë vene ne gojën time, sikur i kam thëne unë?, - ka thene i akuzuari. Me pas seanca vijoj me marrjen ne pyetje te dy te pandehurve Fadil Myslimani dhe Edmond Balla, te cilet kane pranuar se i njihnin disa nga personat qe kishin shkuar ne Siri, por nuk kishin lidhje me rekrutimin e tyre.

Share This Video


Download

  
Report form