Bizneset e hidrokarbureve e konsiderojnë aksionin e një dite me pare te Drejtorisë se Metrologjisë si një mundësi për te stimuluar korrupsionin nga strukturat shtetërore. Përfaqësues te shoqatës se hidrokarbureve thonë se një kontroll i tille nuk mbahej mend prej sa kohesh nuk kryej nga ky institucion. Duke mos përjashtuar mundësinë qe pika te tregtimit te karburantit, abuzojnë me cilësinë dhe me sasinë qe tregtojnë, Viktor Nushi sekretari i shoqatës thotë se është detyre e shtetit qe te mbaje nen kontroll tregun. Sipas tij një heshtje e gjate e strukturave shtetërore nxit abuzivitetin e një pjese se lojtareve te tregut. Por është detyre e shtetit qe te publikoje emrat e kompanive qe abuzojnë. Një dite me pare, Drejtoria e Metrologjisë u kujtuar te kryeje kontrolle ne pikat e karburanteve për te pare ne se ka abuzime ne sasinë qe tregtohet. Nga kontrolli rezultoi se 4 stacione karburantesh rezultuan me probleme, por emrat e tyre nuk bëhen te ditura për konsumatorin. Debati qe ka përfshire shoqatën e hidrokarbureve dhe Ministrine e Financave për koncesionin e markimit te karburanteve, pritet te marre ne fund ne datën 10 shtator. Ne këtë kohe Gjykata Kushtetuese do te marre një vendim nëse ky koncesion është i vlefshëm apo jo, pas ankesës se bere nga shoqata. Gjate vitit 2012 Ministria e Financave dha me koncesion te drejtën e ngjyrosjes se naftës, qe do te thotë lënda djegëse do te ketë ngjyre ndryshme për konsumatorët e automjeteve, dhe ngjyre tjetër për sektorin e peshkimit dhe industrisë. Po një fakt i tille u kundërshtua nga Autoriteti i Konkurrencës pasi ai krijon monopol ne treg. Ndërsa mendimi i konkurrencës u shpërfill nga Ministria e Financave. Ngjyrosja e karburantit do te ketë një kosto e cila do te paguhet nga konsumatori.