http://www.vizionplus.tv
https://www.facebook.com/vizionplustvpage
https://twitter.com/VizionPlusTV
Portali i njohur amerikan i lajmeve "Huffington Post" përdor sërish ironinë në një artikull për Shqipërinë, ku evidenton një plagë të rëndë në vendin tonë, siç është korrupsioni. "Luftimi i korrupsionit në Shqipëri: Supermen, ku je?" -titullohet shkrimi në fjalë i gazetarit të specializuar për zhvillimet ndërkombëtare, Fron Nahzi. Në tekst tregohen sfidat e vështira që e presin kryeministrin e ri Edi Rama, veçanërisht për çrrënjosjen e korrupsionit. "Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama, ka trashëguar një qeveri dhe një vend në prag të kolapsit social dhe financiar. Partia Demokratike në largim ka tharë financat e shtetit, ka forcuar lidhjet mes qeverisë dhe mafies dhe ka krijuar një shtet të qeverisur nga ligjet e Partisë Demokratike. Për të mbushur arkën e tharë të shtetit dhe për të tërhequr investimet e huaja, kaq shumë të nevojshme, Rama e ka vendosur si prioritet kryesor luftën ndaj korrupsionit." Megjithatë, gazeta e famshme on line, thekson se zoti Rama do të ketë nevojë për ndihmë emergjente dhe të qëndrueshme nga qeveritë e tjera. "SHBA dhe BE, ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet, duhet të mbështesin ankesat për korrupsion duke u angazhuar në mënyrë aktive. Ata nuk duhet të jenë më thjesht tifozë të qeverisjes së mirë, por të bashkojnë forcat për të prerë tentakulat e mafies shqiptare." "Huffington Post" raporton se kjo mafia është shtrirë në të gjithë kapilarët e vendit, duke përfshirë gjykatësit, oficerët e policisë dhe gazetarët, të cilët janë në listat e pagesave të sindikatave të krimit të organizuar. Sipas portalit, që citon edhe një kabllogram të ambasadës amerikane, të vitit 2009, i publikuar nga Uikiliks, korrupsioni është shtrirë në nivelet më të larta. Kjo media vijon, duke thënë se në Shqipëri, shkelësit e ligjit janë kthyer në ligjvënës. Vetëm në fushën e karburanteve, nënvizohet në artikull, mendohet se Shqipëria humbet 300 milion dollarë në të ardhura tatimore çdo vit. "Shqipëria nuk ka nevojë për superheronj. Ajo ka nevojë për nëpunës publikë që i binden ligjit dhe fonde për shërbimet qeveritare që të përmirësohet jeta e qytetarëve", thotë gazetari i "Hunffington Post". Sipas tij, kjo mund të arrihet vetëm nëse Rama do e çlirojë Shqipërinë nga kthetrat e krimit të organizuar dhe kjo është e mundur me ndihmën e miqve.
Home of the famous American news "Huffington Post" again uses irony in an article for Albania, which identifies a severe wound in our country, such as corruption. "Combating Corruption in Albania: Superman, where are you?"-Titled article in question journalist specializing in international development, Nahzi Throne. Text shown in the difficult challenges that await the new prime minister Rama, particularly the eradication of corruption. "The new prime minister of Albania, Edi Rama, has inherited a government and a country on the brink of social and financial collapse. Outgoing Democratic Party has dri...