Mister karburantet abuzuese - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kane kaluar me shume se dy muaj, nga aksioni i Drejtorisë se Metrologjisë dhe ende nuk ka asnjë kallëzim penal ndaj subjekteve qe kane abuzuar. As Drejtoria e Metrologjisë, as Ministria e Ekonomisë dhe as Prokuroria, nuk kane bere te ditur, emrat e abuzuesve. Ndonëse çështja është nen hetim nga organi i akuzës, publikimi i emrave mbetet peng i mos cenimit te imazhit te kompanive qe vjedhin qytetaret. Por nga ana tjetër edhe pse konsumatorët vijojnë te penalizohen, për këtë pjese askush nuk po mban përgjegjësi. Dhe nuk janë pak. Drejtoria e Metrologjisë nga aksioni qe zhvilloi ne 801 pika tregtimi, konkludoi se 93 prej tyre kane probleme, duke i vjedhur qytetaret ne peshën e karburantit, kur ata furnizojnë automjetin e tyre. Por dy muaj me pas, situata vijon te jete e njëjte. Pas aksionit Prokuroria nisi hetimet dhe mblodhi te gjithë dokumentacionin e nevojshëm, për te pare nëse ka vepër penale. Sipas burimeve nga organi i akuzës, hetimi ne tregun e karburanteve është shtrire jo vetëm ne abuzimin me sasinë, por edhe me cilësinë. Por deri ne këto momente prokuroria ende nuk ka arritur ne një refundim te hetimeve.

Share This Video


Download

  
Report form