https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

"Fati" i vendimeve të Berishës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në 11 javët që pasuan zgjedhjet e 23 qershorit, kur qeveria e djathtë e ish-kryeministrit Berisha doli humbëse, u morën 256 vendime qeverie. Kryeministri i dalë nga aleanca fituese e zgjedhjeve Edi Rama paralajmëroi në mbledhjen e parë me grupin parlamentar socialist në 9 korrik, se do të anulohet çdo vendim për tendera apo koncesione."Thirrja jonë është ndalimi i shpenzimeve të popullit shqiptar që nuk keni të drejtë, por mos të merrni vendime as mbi pasurinë kombëtare. Ne do anulojmë çdo vendim për shpenzimeve parash që shkojnë përtej rolit të një qeverie kujdestarie, do zhbëjmë çdo vendim për tendera dhe koncesione të marrë pas 23 qershorit".Në mbledhjen e dytë të qeverisë, mbajtur me dyer të mbyllura, kryeministri Rama mësohet se ka urdhëruar ministrat të vlerësojnë gjithë VKM apo aktet sipas dikastereve, që duhen anuluar. Ajo që bie të sy, veç vendimeve për rritjen e pagave miratuar në fund të korrikut, duke ja lënë faturën qeverisë së majtë, qeveria në largim "Berisha" ka dhënë të tjera licenca për import mbetjesh urbane nga jashtë. Vetëm në 8 gusht, janë lëshuar autorizime për dy shoqëri që importojnë mbetje për riciklim. Një tjetër licencë me aktivitet të ngjashëm, është firmosur në 21 gusht. E duket se këto do të jenë VKM e para që do të rrëzohen, pasi qeveria Rama shfuqizoi në mbledhjen e parë Ligjin që lejon import plehrash. Por, pavarësisht retorikës së fortë gjatë fushatës të liderit të PS, në mbrojtje të mjedisit, veçanërisht në zonën e Krujës, ekzekutivi në largim ka vazhduar të lëshojë leje për shfrytëzim të zonës për gurore. Një vendim i tillë është marrë edhe ë 31 gusht. Vendimet më të vështira për t'u anuluar për shkak të kontratave, duken ato për dhënien e 5 HEC-eve me koncesion. E majta ka shfaqur kundërshti edhe për kalimin e shtëpisë qendrore të ushtrisë në seli të PD-së, akt që nuk u firmos as nga shefi i shtabit, por sot në pushtet është e paqartë nëse do të jetë edhe ky vendim në listën e nismave që do zhvlerësohen.

Share This Video


Download

  
Report form