http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pasi kanë kaluar natën e dytë jashtë, në orët e para të mëngjesit te se premtes, grevistet rinisen marshimin, për të mbërritur në Tiranë. Te shoqëruar nga automjetet e policisë, grevistet kane kaluar përmes rrugës se Plazhit dhe më pas drejt autostradës Durrës-Tirane. Ata kane theksuar se greva e tyre nuk ka asnjë ndikim politik dhe nuk ka asnjë lidhje me politiken.Grevistet kane përshkuar deri ne Durrës afro 90 km dhe pritet te përshkojnë edhe 35 km te tjera derisa te mbërrijnë ne destinacionin final. Gjate rrues ka pasur edhe probleme shëndetësore. Banoret e Zharrzes kanë kërcënuar se do të futen sërish në greve urie dhe këtë herë përpara Ministrisë së Energjisë, qe sipas tyre deri me sot vetëm i ka mashtruar.