http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Financave ka zyrtarizuar vlerën e taksës së pronës, që do të paguajë qytetarët nga 1 janari i vitit 2018.
Pas shumë diskutimesh, Ministria ka vendosur që për një shtëpi banimi tatimi të jetë 0.05%, ndërsa për ambientet tregtare 0.15% e vlerës së pronës.
Më të penalizuarit nga ky tatim do të jenë ata që kanë sipërfaqe të mëdha banese, si dhe një vlerë të lartë të çmimit.
Në bazë të llogaritjeve tatimi do të jetë 1 deri në 3 fish më shumë nga skema aktuale.
Qytetarët paguajnë aktualisht një takse fikse bazuar në sipërfaqen objektit.
Ajo ndahet në 15 lekë për metër katror për pallatet e vjetra dhe 30 lekë për metër katror për objektet e reja të ndërtuara pas vitit 1993.
Por taksa paguhet vetëm në Tiranë, në faturën e ujit.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave skema e re e tatimit do të nisë me Tiranën dhe më pas do të shtrihet në qytete kryesore për zonat urbane, ku dhe të dhënat mbi pronën janë më të sakta.
Sipas relacionit që shoqëron këtë projektligj në paketën fiskale është parashikuar që ky tatim të vilet nga agjentë tatimor, i cili do të marrë edhe 2 % të vlerës.
Rolin e agjentit mund të kryejë Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Megjithatë këto detajime pritet të zyrtarizohen në ditët në vijim teksa paketa të diskutohet dhe miratohet në kuvend.