Hakerat rrisin sulmet përmes modem-ve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përdoruesit e internetit nuk duhet të lënë modemet ndezur, pasi ato janë një portë për sulmet e hakerave. Ky është paralajmërimi i qendrës ISC, që ka vërejtur muajin e fundit, një rritje të konsiderueshme të piratëve të kompjuterave, përmes këtyre pajisjeve. Kjo qendër sigurie vëren se 80% e kompanive që prodhojnë këto aparate te cilat janë burim interneti në çdo shtëpi, janë një pre e lehtë për hakerat.Pajisjet më të sulmuara janë ato që prodhohen nga Linksis dhe Asus. Këto të fundit kanë rekomanduar klientët e tyre që të ristartojnë modemin sa herë që ulen për të përdorur internetin. Kjo sipas tyre shmang virusin e njohur si "Hëna", i cili kthehet në një portë për hakera në kompjuterin tuaj. Piratët e internetit gjurmojnë të dhënat personale ose fjalëkalime të emaile-ve apo kodet e llogarive bankare.Për sigurinë tuaj, ekspertët e kompjuterave rekomandojnë që materialet të cilat ju i konsideroni të një rëndësie të veçantë, t'i ruani në hard disqe të jashtëm, në mënyrë që të mos jenë të aksesueshëm nga hakerat.

Share This Video


Download

  
Report form