http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kjo është një dasmë tipike e fshatit Katund i Vjetër në Rubik, por në këtë rast nusja dhe dhëndri janë të improvizuar. Muzika folklorike, vallet popullore, ushqimet bio dhe kjo natyrë e bukur që e rrethon kanë tërhequr vëmendjen e turistëve të huaj saqë edhe ata janë bërë pjesë e kësaj ceremonie. Në fakt këtu nuk mungojnë turistët gjatë gjithë vitit, të cilët eksplorojnë natyrën, por veç turizmit malor Mirdita ka shumë për të ofruar përmes traditës dhe kulturës, pjesë e të cilave është edhe kjo dasmë malësore e improvizuar. Një risi e promovimit të turizmit nëpërmjet flokut. Kjo mënyrë e re promovimi e turizmit malor që nisi nga Mirdita është një iniciativë që do të shtrihet edhe në zona të tjera të Shqipërisë, për të risjellë atë potencial të pa zbuluar turistik që ka vendi ynë.