Klonimi i kartave përmes aparatit “skimmer” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-02

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Tiranës arrestoi një bullgar dhe shpalli një tetër në kërkim, pasi nëpërmjet një aparati të quajtur ?Skimmer?, arrinin të klononin kartat e bankomateve dhe në këtë mënyre vidhnin paratë pa dijeninë e klientëve.?Skimmers? janë në thelb lexues kartash krediti apo debiti me qëllim që të rrëmbejnë të dhënat jashtë shiritit magnetik të kartës. Lexuesi është një pajisje, e cila mbivendoset në vendin ku qytetarët fusin kartat e tyre.Fotot tregojnë pajisje të vërteta ?skimmer? të vëna në përdorim në bankomate. Aparatet janë vendosur në lexuesin e kartave pa rënë shumë në sy, por shigjetat janë shumë afër lexuesit. Kjo është një shenjë që një ?skimmer? është instaluar mbi atë ekzistues, pasi lexuesi i vërtetë i kartave do të kishte hapësirë para shigjetave.
Për sekretarin e përgjithshëm të shoqatave të bankave, Spiro Brumbulli, rastet e vjedhjes së kartave nuk janë të panjohura ndërkohë që bankat kanë një komitet të kartave ku ndajnë informacionin e nevojshëm për ngjarje të tilla.
Diçka e rëndësishme sipas tij është dhe siguria në përdorimin e teknologjisë. Për sa i përket rimbursimit, nëse bëheni pre e vjedhjes së këtij lloji, Brumbulli thotë se diçka e tillë varet nga hetimi.Sulmet ?skimming? siç njihen në terminologji, vazhdojnë të jenë një problem edhe pse bankat e nivelit të dytë bëjnë vazhdimisht ndryshim të dhënash për kartat. Sipas ekspertëve edhe nëse kartat kanë një çip, të dhënat vazhdojnë të jenë në shiritat magnetikë të tyre.

Share This Video


Download

  
Report form