http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisma e Ministrisë së Financave për të shlyer çdo lloj detyrimi që shteti ka ndaj palëve të treta nxori në pah edhe një listë tjetër, e cila mban llojin e detyrimeve që në vite institucionet nuk i kanë paguar bizneseve. Fatura më e vjetër daton që në vitin 1995 dhe është vetëm 84 lekë, detyrim që duhet të shkonte për postën shqiptare nga ana e një institucioni shtetëror në Gjirokastër. Mes këtij numri të madh prej 7200 faturash ka edhe nga ato kontrata, të cilat kanë shifra modeste për t'u paguar, por që tregojnë seriozitetin e institucioneve tona për të dhënë para për shërbimet e marra. Të tilla mund të jenë pagesat që duhet të kryente ministria e Arsimit për kartat e celularëve që i ka marrë operatorëve që ofrojnë këtë shërbim për provimet e maturës.