http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa pritet mbledhja e parë e Komisionit Hetimor për përfshirjen e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës, kryetari i PD-së Lulzim Basha sqaroi se energjitë e opozitës do të fokusohen tek zbardhja e kësaj afere. Gjatë mbledhjes së përjavshme të grupit parlamentar demokrat, Basha theksoi se opozita nuk mund të lejojë që asete publike të përdoren nga krimi. "Jemi më të vendosur se kurrë për t'i shkuar deri në fund të vërtetës, për të çuar deri në fund përgjegjësit, ata që kanë njollosur shtetin, duke vënë në dispozicion të krimit asetet publike, por dhe ata që nuk kanë bërë punën për të cilën paguhen nga taksapaguesit pasi kanë marrë informacione se çfarë po ndodhte. Ne si opozitë do t'i qëndrojmë në kokë këtij hetimi nga dita e parë deri në ditën e fundit." Gjatë mbledhjes së grupit, Basha, është ndalur edhe tek ekonomia për të cilën ka akuzuar qeverinë se me politikat e saj po çon vendin drejt greminës financiare.