Basha: Policia mbron drogën - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-02

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita ka ashpërsuar tonet kundër qeverise, duke iu shtuar akuzave për ministra te lidhur me trafikante droge edhe akuzat për drejtore policie te lidhur me ta. Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar 2 drejtoret e policisë se Korçës dhe Gjirokastër, si persona te përfshire ne trafikun e lendeve narkotike ne vend.?A do jetë krenar Edi Rama sot për ministrin e tij, pas fakteve të reja që publikojmë, të dokumentuara po kështu nga parterët se dy drejtorët e tij të Policisë në Korçë dhe në Gjirokastër, janë të implikuar drejtpërdrejt në trafikun e drogës. Arianit Arapi dhe Ajet Zyberi janë dokumentuar përsëri nga parterët si shërbëtorë të krerëve të trafikut të drogës, si njerëz në dispozicion të biznesmenëve të hashashit, miq për kokë të Edi Ramës. Era shtet është kjo?!?Sipas Bashes kjo tregon se Rama nuk po bën shtet, por qeveria e tij është shkrire dhe është bere nje me bandat.?Era shtet është të kesh hektarë të mbjellë me drogë në gjithë vendin që ruhen me njerëz të armatosur, që kanë imunitet nga banditët e veshur me uniformë që ruhen nga ministri i Brendshëm që justifikohet se nuk e kanë prej atij kur e kapin shërbimet partnere?!?Per liderin e opozitës, lidhjet e Ministrit te Brendshëm me trafikantet, mbështetja qe drejtoret e policisë i bëjnë trafikut te drogës tregojnë qe ka ardhur koha qe kjo qeveri te largohet.?Ky regjim me këto përmasa ka qelbur Shqipërinë, bashkë me qytetarët kemi detyrën dhe të drejtën ta largojmë një orë e më parë.?

Share This Video


Download

  
Report form