Kukës, protesta për kromin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 6

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Disa vjet pas marrjes me koncesion të pasurive minerare të zonës nga një firmë e huaj, banorët e fshatit Kalimash të komunës Malzi në Kukës i kërkuan qeverisë prishjen e marrëveshjes me nënkontraktorin kinez, pasi sipas tyre ai po shkatërron pasuritë e zonës dhe ekosistemin. Ata janë drejtuar për tek ambientet e firmës për të shprehur indinjatën e tyre ndaj aktivitetit të saj, por janë ndaluar nga ana e policisë, ndaj së cilës kanë reaguar ashpër. Banorët kërkojnë që të mos lejohet më kjo firmë që të shfrytëzojë vetë pasuritë minerare ndërsa sipas tyre ajo nuk ka bërë asnjë investim. Në fakt, miniera e Kalimshit shfrytëzohet prej vitesh nga vetë banorët e zonës, të cilët futen ilegalisht në galeritë e vjetra dhe nxjerrin prej andej krom të cilin e shesin nëpërmjet ndërmjetësuesve të tjerë në rrugë private. Por shfrytëzimi i minierës në këtë formë ka çuar në mjaft raste në viktima brenda galerive, për shkak të shembjes së tyre dhe moszbatimit të rregullave të sigurimit teknik të hyrjes në thellësitë e tokës. Miniera e Kalimashit u mbyll në fillimvitet '90, ndërsa në të punonin rreth 1500 punëtorë, kryesisht nga fshatrat përreth.

Share This Video


Download

  
Report form