http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për të treguar vlerat dhe ndershmërinë e kandidatëve të koalicionit të majtë, kryeministri Edi Rama, zgjodhi të bënte një krahasim me të përzgjedhurin e demokratëve për Bashkinë Kamëz. Në mitingun elektoral në Kukës, shefi i ekzekutivit tha se projekti i qeverisë së kaluar për ujësjellësin e qytetit veri-lindor, ishte një mashtrim i pastër elektoral. Edi Rama u tha kuksianeve se është i vetëdijshëm për problemet ende të pazgjidhura, porse tashmë janë dhënë shenja për ndryshimin. Kryeministri theksoi se në vjeshtën e këtij viti, do të përfundojë edhe rruga e Shishtavecit, që do të mundësojë zgjidhjen e problemit e pafundmë të tregtimit të patateve.