http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Drafti i ri për planifikimin e territorit është pritur me kritika nga deputetet e Komisionit te Ligjeve. Relatori socialist Bashkim Fino dhe kreu i grupit parlamentar te LSI, Petrit Vasili kane kërkuar qe ligji i ri te jete ne harmoni me reformën territoriale qe pritet te mbyllet ne fund te korrikut dhe pasi te kemi një panorame me te qarte te situatës se legalizimeve. Opozita ashtu siç kishte paralajmëruar bojkotoi Komisionin e Ligjeve dhe kuorumi u arrit vetëm fale pranisë se demokristianit Nard Ndoka. Te gjithë komisionet parlamentare filluan me vonese qe ne disa raste shkoi deri ne 2 ore per shkak se ne mungese te demokrateve nuk arrihej kuorumi i nevojshëm.