“Pragu i lirisë” përmes artit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Raportet përmbysen, cikërrimat bëhen të rëndësishme, ndërsa të rëndësishmet bëhen të dorës së dytë. Kjo thënë ndryshe është psikoza e burgut. Pamjet që shihni janë xhiruar katër vjet më parë në një burg italian. Filmi bardh e zi ?Cezari duhet të vdesë?, është një nga dramat më të përfolura në edicionin e 62-të të filmit në Berlin. Arti bëhet shpeshherë mënyra e vetme drejt pragut të lirisë. Këtë mesazh donte të përcillte edhe shqiptarja Ema Andrea me shfaqjen ?Prag? në Teatrin Kombëtar. Duket si një ide e rimarë, konceptuar ndryshe në teatër, por shumë larg konceptit të këtij filmi që ka bërë xhiron e botës. Aktoret ishin të burgosura. Ato nuk kishin emra, por vetëm shifrën që rrëfente mungesën e tyre të lirisë. ?Prag? erdhi me skenar dhe regji të Ema Andresë, një skenar që përcillte vetëm mëshirë. Dhe mëshira është diçka që iu shkon kohëve të qeta, të paqta. Por, Ema Andrea solli pikërisht këtë me vajza që jetojnë në burg. Ishte e vetmja gjë, për të cilën mund të syrgjynoset kjo vepër teatrale, që pragun e lirisë e përcolli përmes artit. Por, teksa arti bardh e zi nën vdekjen e Cezarit ngjalli vërtet shpresë për liri tek të dënuarit me burg në Itali, a ka ndodhur kjo me të dënuarat e burgut 325 në Shqipëri? A mjafton një ngjarje kulturore si kjo që gratë e dënuara të besojnë te pragu i lirisë? Në morinë e një Shqipërie vërshojnë fonde per lloj lloj projektesh kaq nuk mjafton. Fonde për shfaqje si PRAG nuk ka. Pasi ?Prag? nuk do të rivihet në skenë dhe gratë e burgut 325 do harrojnë pragun e lirisë që vjen përmes artit.

Share This Video


Download

  
Report form