Gjermania “përgjon” Shqipërinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Spiegel? ka mësuar se përgjimi ndaj Shqipërisë ka nisur përpara se ajo të anëtarësohej në NATO dhe ka vijuar edhe pas anëtarësimit. Fillimisht, përgjimi ka patur si qëllim luftën kundër krimit të organizuar, megjithatë nuk është plotësisht e qartë se çfarë kanë patur gjermanët nën përgjim. Dokumentet e Eduard Snoudenit nxorën në dritë faktin se Agjencia Amerikane e Sigurisë Kombëtare kishte përgjuar edhe kryeministrin Berisha në vitin 2009, mes shumë liderësh të tjerë botërorë, ku përfshihet edhe kancelaria gjermane Angela Merkel. Besohet se edhe gjermanët kanë përgjuar krerë institucionesh e politikanë. Kancelarja Merkel reagoi me zemërim kur mësoi për përmasat e përgjimeve amerikane, duke thënë se ?miqtë nuk përgjohen?. Pikërisht këtë frazë që ato ditë u kthye ne tituj gazetash ka rimarrë Spigel për të ironizuar me mënyrën si ka vepruar Gjermania ne këtë rast. Fakti qe vetë Gjermania ka përgjuar dy vende aleate të NATO ?s, e ndërlikon paksa situatën, në raport me deklaratat e saj. Emrat e Shqipërisë dhe Turqisë u shfaqën në një listë që bashkëpunëtori i Shërbimit Informativ Gjerman dhe njëkohësisht spiuni i CIA ?s, Markus R. ua kishte dhënë klientëve të tij. ?Shpigel? shkruan se Markus R, përcolli rreth 1 mijë faqe informacion, ku kishte edhe dokumenta të konsideruara ?sekrete?.

Share This Video


Download

  
Report form