“Vetëvendosje” kryeson bisedimet me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas rreth një muaj negociatash, blloku opozitar ka hedhur hapa përpara në formimin e qeverisë së re me bazë të gjerë në Kosovë. LDK - AAK - Nisma kane arritur një marrëveshje me lëvizjen Vetëvendosje. Këtë koalicion do ta mbështes dhe lista serbe. Lajmi është konfirmuar nga kandidati për kryeministër i partive opozitare Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka njoftuar se pakti do të nënshkruhet të mërkurën, ndërsa i bëri thirrje PDK-së të mos mbajë peng shtetin e Kosovës. Sipas marrëveshjes LDK-AAK-Nisma ranë dakord që lideri i Vetëvendosjes të drejtojë bisedimet me Serbinë në Bruksel. Mediat në Kosovë shkruajnë se ky fakt ka ngjallur reagimin e ashpër të disa diplomatëve të cilët theksojnë se procesi më i rëndësishëm për shtetin e Kosovës nuk duhet lënë në duart e kundërshtarit më të fortë të bisedimeve. Ndër pikat e tjera të kësaj marrëveshjeje është zhvillimi ekonomik i vendit, rritja e punësimit, reformat në arsim e shëndetësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Me herët dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës i bene apel klasës politike ne Kosove qe te formoje sa me shpejte qeverinë e cila do vijoje punën per konsolidimin e demokracisë ne vend.

Share This Video


Download

  
Report form