http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Konflikti për pronat shkakton sërish viktima brenda familjes. Këtë radhë në fshatin Bushnesh të Krujës. Sherri që kishte nisur prej kohësh mes dy vëllezërve Petrit dhe Pal Marku mëngjesin e kësaj të premteje degjeneroi në përdorimin e armës. Më i vogli Petriti 45 vjeç i ka dhënë fund jetës së vëllait më të madh Pal Markut 52-vjeçar duke e qëlluar me pistoletë në mes të rrugës, aty ku të dy kanë ndërtuar prej vitesh bizneset e tyre. Pas kësaj ngjarje, autori 45-vjeçar është vetëdorëzuar në policinë e Laçit duke dorëzuar edhe pistoletën e krimit. Të ndodhur në vendngjarje, forcat e rendit po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në krimin brenda familjes.