http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Megjithë ashpërsimin e Kodit Penal, krimi në familje vazhdon të mbetet ne nivele mjaft shqetësuese. Mbrëmjen e së martës, 70-vjeçari Ismail Bahja ka qëlluar me pistoletë ndaj djalit të tij Elton Bahja 33 vjeç, duke e lënë atë të vdekur. Shkak i kësaj ngjaje të rëndë është bërë grindja brenda familjes. Vetë familjarët e viktimës tregojnë se prej kohë 33 vjecari kërkonte me ngulm që të shkonte tek i vëllai në Angli, por kishte hasur kundërshtimin e familjes për shkak të gjendjes së rendë ekonomike. Për këtë arsye ai çdo ditë kthehej në shtëpi i dehur e për pasojë dhunonte prindërit. Ne gjendje mjaft të rënduar psikologjike, 70-vjeçari Bahja ka deklaruar se qëlloi për ta trembur të birin pasi po dhunonte nënën e tij, goditje e cila u kthye në një tragjedi. Ndërkohë policia ka arrestuar 70 vjecarin dhe ka sekuestruar armën e krimit. Gjatë marrjes në pyetje i moshuari ka pranuar fajin.