http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një krim i rende në familje ndodhi në qytetin e Korçës, ku nje burrë vrau gruan e më pas i dha fund jetës në banesën e tyre në lagjen nr 17. 34-vjeçari Mikel Xhiko qëlloi disa herë me thikë gruan 29-vjeçare Yllka, e cila humbi jetën në shtëpi. Në gjendje të rënduar psikologjike ai qëlloi dhe veten, e ndonëse u nis për në spital nga banorët e zonës ndërroi jetë rrugës. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet, ndërkohë që dyshimet e para lidhen me xhelozinë, ndonëse nuk përjashtohet mundësia qe ai te ketë qene nen efektin e narkotikeve. Sipas bluve, Xhiko nuk pranonte faktin që bashkëshortja e tij punonte si kameriere. Por për fqinjët familja e cila jetonte prej 1 viti me qera në katin e parë të pallatit nuk sillte probleme për jetesën në komunitet. Nga ana tjetër vetë pronarja e apartamentit ku çifti jetonte me qera pohon se ata ishin të rregullt. Bashkëshortet Xhiko jetonin prej mese nje viti me qera dhe kishin nje vajze 6 vjeçe. Sipas dëshmive te marra nga fqinjët, fëmija nuk ka qene ne shtëpi ne momentin e krimit, pasi ajo ndodhej tek gjyshja.