Masat e sigurisë për vizitën e papës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ardhja ne Shqipëri e Papa Francekut eshte shoqëruar me supermasa sigurie, ku krahas policisë se shtetit janë angazhuar edhe edhe shërbimet e tjera si ai Informativ Shtetëror, Informativ i Ushtrisë, Garda e Republikës dhe Drejtoria e Emergjencave Civile . Masat kane nisur qe ne ne orët e para te ditës, me bllokimin e te gjitha akseve kryesore qe te çonin drejt drejt Rinasit si edhe te sheshit ?Nene Tereza?. Papa Françesku shoqërohej përgjatë gjithë kohës nga 5 truproja te forcave te sigurisë se Vatikanit dhe katër badigarde shqiptare . Ne pikat kryesore te kryeqytetit janë vendosur mbi 50 sjanpera, ndërsa sapo ati i shenjte ka mëritur ne aeroportin e Rinasit është bere ndërprerja e valëve telefonike. Ne shërbim te eskortës është vendosur edhe nje helikopter ushtar. i cili ka patur ne nen kontroll te gjitha lëvizjet ndërkohë, qe te gjithë qytetaret qe kane mbërritur ne shesh janë nënshtruar nje kontrolli fizik. Masa mësohet se janë marre edhe ne pikat kufitare ku nuk do është lejuar hyrja e personave te dyshuar ndërsa ne sistemin TIMS shqiptar ke qene i aksesueshem edhe per forcat e sigurisë se Vatikanit. Per sigurinë e vizitës se papa Franceskut, me urdhër të Kryeministrit, është ngarkuar Ministri i Punëve të Brendshme. Në zbatim të këtij urdhri, Ministri i Punëve të Brendshme ka caktuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë si drejtues i operacionit për sigurinë e vizitës së Papës. Qe prej te shtunës e gjithë policia ka kaluar ne shërbim te përforcuar të gjithë vendin, ndërkohë që me detyra konkrete per te siguruar mbarëvajtjen e te gjithë aktiviteteve te planifikuara janë angazhuar 2500 forca policore

Share This Video


Download

  
Report form