http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Muzikë klasike nga kompozitorët më të njohur botëror të interpretuara nga orkestra e harqeve dhe interpretime nga aktorët më të njohur shqiptarë kanë qenë pjesë e një mbrëmjeje të veçantë artistike në katedralen Shën Luçia në Durrës. Ky është një ndër aktivitetet e organizuara nga ministria e Kulturës dhe Kisha Katolike në prag të ardhjes së Papa Françeskut në Shqipëri. Për famullitarin e kësaj kishe Dom Gjergj Meta ardhja e Papës është një inkurajim për një popull që ka vuajtur shumë gjatë diktaturës. Gjatë kësaj jave do hapet edhe nje ekspozite me dokumente historike të martirëve të katolicizmit gjatë periudhës komuniste.