Papa: Bashkëjetesa, trashëgimi e rëndësishme - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Papa Françesku e mbylli vizitën e tij, me bisedën tradicionale me gazetarët në avion, gjatë kthimit të tij në Romë. Siç raportohet në faqen zyrtare në internet të ?Radio Vatikanit?, Ati i Shenjtë ka folur vetëm në lidhje me udhëtimin në Shqipëri, pa dashur të eklipsojë këtë ditë.?Shqipëria është një vend në periferi të Europës, por është vend europian, pavarësisht se në të jeton nje shumicë myslimane. Bashkëjetesa, toleranca dhe vëllazëria, janë një trashëgimi e rëndësishme e vendit ballkanik. Më bëri përshtypje që në fillim rinia e këtij vendi. Më thanë që Shqipëria është vendi më i ri në Europë. Kur sheh këtë kulturë të lartë, kupton se është e aftë për të ndërtuar vëllazërinë.?Kreu i Kishës Katolike rrëfeu se i janë dashur dy muaj kohë që të studiojë historinë e persekutimit gjatë regjimit komunist dhe që të përpiqet të kuptojë, ndërsa pranon se është prekur nga dëshmia e klerikëve.?Ishte një periudhë mizore. Niveli i mizorisë ishte i tmerrshëm. Kur pashë posterat e të vrarëve gjatë periudhës komuniste, jo vetëm katolikëve, por edhe ortodoksve e myslimanëve, ishte prekëse, dhe kjo vetëm sepse ata besonin në Zot. Tre komunitetet kanë dëshmuar besimin në Zot dhe tashmë dëshmojnë vëllazërinë.?Papa Françesku lajmëroi vizitat e tij të ardhshme në Strasburg më 25 nëntor dhe në Turqi, më 30 nëntor të këtij viti.

Share This Video


Download

  
Report form