http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë këtë vit ka një rritje të kërkesës për eksport për prodhimet tradicionale bujqësore vendase. Shtete si Ukraina dhe Bullgaria kanë shfaqur interes për fasulet pllaqi dhe gogozharen e Korçës. Vetëm për specin gogozhare kërkesa ka arritur në 1000 ton. Por kjo e ka gjetur fermerin korçar të pa përgatitur. Të zhgënjyer nga përvoja e viteve të kaluara ku prodhimi mbetej pa shitur edhe sivjet ata kanë kultivuar një sasi të vogël prej afro 100 ton. Por rritja e kërkesës për eksport i ka nxitur fermerët drejt kulturave tradicionale. Ndërsa grumbulluesit kërkojnë mbështetje që ky produkt të gjej treg edhe në Shqipëri duke e përpunuar atë.Drejtoria rajonale ne Korçë do ti kërkojë Ministrisë se Bujqësisë qe te hartoje politika lehtësuese per te gjithë ata fermerë te cilët do te merren me kultivimin e gogozhares.