Ndërtuesit: Tre kërkesa për qeverinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-14

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Çmimi i shtrenjtë i banesave në vendin tonë është edhe si rezultat i ligjeve të hartuara ndër vite nga qeveritë me qëllim, sigurimin e të ardhurave në buxhet në kurriz të konsumatorëve. Ndërtuesit kanë evidentuar tre probleme kryesore, të cilat nëse zgjidhen nga qeveria do të lehtësonin kostot. Ata kërkojnë që të konsiderohen bashkeaksioner me pronarët e truallit dhe për rrjedhojë të ndajnë edhe barrën tatimore me ta.



Paralelisht ndërtuesit thonë se taksa e infrastrukturës është në goditje e madhe për firmat. Ata kërkojnë ndarjen e saj në këste, por ndërkohë kompanitë kundërshtojnë edhe pagesën e taksës së banesës, pasi sipas tyre ata s?janë pronarë të apartamenteve që kanë në shitje.



Nëse qeveria do të rishikojë këto tre pika të sektorit të ndërtimit, kompanitë thonë së lehtësimi i kostove do të nxisje shitjet, por edhe reduktimin e çmimeve.



Ministria e Financave ka nisur konsultimet me grupet e biznesit me qëllim hartimin e një pakete fiskale, ku do të evidentohen lehtësirat e mundshme për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Share This Video


Download

  
Report form