http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Për herë të parë një peshë të kosndierueshme në buxhetin e shtetit do të kapë sektori i energjisë elektrike. Plot 150 milion dollarë do të shkojnë për të investuar në rrjetin e shpërndarjes së energjisë. Kjo degë e ekonomisë gjithmonë ka marrë shuma të konsiderusheme nga arka e shtetit në mënyrë indirekte, por asnjëherë për të kryer investime. Ndërkaq nuk do të lihet në harresë as ndërtimi i rrugëve apo ndërtimi i shkollave. Buxheti i Ministrisë së Transporteve dhe i asaj të arsimit do të gjejë një peshë të madhe në arkën e shtetit.Qeveria parashikon ndërtimin e By Passit të fierit dhe atij të Vlorës, ndërtimin e rrugës Levan Tepelenë, rehabilitimin e rrugës Llogora - Sarandë dhe Qafë Thanë - Pogradec. Arsimi do të marrë rreth 500 milion lekë më shumë dhe prioritare do të jetë ndërtimi i laboratorëve, ku 25% e shkollave do të pajisjen me laboratorë shkencorë. Po ashtu është konkretizuar edhe premtimi për marrjen e shërbimit mjekësor falas. Grupmosha 40 deri në 65 vjeç do ta përfitojnë kete shërbimin vetëm duke paguar një shumë modeste prej 1500 lekësh në vit. Në relacionin e buxhetit që zotëron vizion plus, thuhet se është gjetur edhe kontraktoi i cili do të asistojë Ministrinë e Shëndetësisë dhe stafin e saj për një periudhë 10 vjeçare. Ndërkaq 17 milion eruo do të jepen për rindërtimin e kirurgjisë në QSUT, 14 milion euro për sistemin elektronik dhe 5 milion euro do të shkojnë për spitalin e traumës. Për herë të parë buxheti do të japë një fond të veçantë për programin e nxitjes së punësimit me vlerë 450 milion lekë, brenda të cilit do të përfshihen 5 mijë punëkërkues. Trajtimi i pagesës së papunësisë do të jetë për 10.500 persona për një shumë prej 1 miliard lekësh.