http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-kryetari PD Sali Berisha ka certifikuar procesin zgjedhor ne Partine Demokratike duke folur per here te pare per situatën qe po kalon partia te cilen e ka drejtuar per dy dekada. I vetmi gabim ne kete proces qe njeh ish-kryeministri është caktimi i datës se zgjedhjeve nga dy nënkryetaret por sipas tij ky defekt u rregullua dhe statuti është respektuar. Berisha ka theksuar se kritiket kane te drejte te kërkojnë dorëheqjen e Bashes, por statuti nuk vendos detyrime te tilla duke mbrojtur qëndrimin e Lulzim Bashes, dhe duke bere thirrje qe nga sot PD te bashkohet e te ndërtojë nje strategji per te fituar zgjedhjet. Sipas Berishës ne 25 qershor PD pësoi humbjen me te thelle ne historinë e saj, por ekzistojnë te gjitha mundësitë qe PD te ringrihet e te marre qeverisjen e vendit.