Interesi ekonomik i Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëveshja e nënshkruar nje dite me pare mes Serbisë dhe Shqipërisë ne fushën doganore, pritet te ndikoje pozitivisht ne shmangien e e evazionit fiskale ne administratën doganore. Bazuar ne këtë këtë marrëveshje te dy administratat angazhohen qe te ndihmojnë njëra- tjetrën me qellim qe legjislacioni doganor te zbatohet ne mënyrë korrekte si dhe te hetojnë dhe parandalojnë shkeljet e ligjit doganor. Përtej marrëdhënieve te tensionuara politike mes Shqipërisë dhe Serbisë, marrëdhëniet ekonomike kane patur ecuri pozitive, nder vite. Nëse do i referohemi shifrave mbi shkëmbimet tregtare, vërehet se ne me shume importojmë se sa eksportojmë. Sipas te dhënave nga INSTAT ne vitin 2013: TABGjate viti qe lame pas kane hyre ne Shqipëri nga Serbia mallra me vlere 15. 6 miliard leke ndersa eksportet jane afro 7 here me te ulta se importet.Shkëmbimet tregtare me Serbinë 2013Importe 15. 6 mld lekeEksportet 2.24 Mld LekeKryesisht nga ky shtet ne importojmë produkte ushqimore, bujqësorë, materiale ndërtimi ndërsa ne eksportojmë kryesisht mallra ushqimore. Ndërkohë nje vend te konsiderueshme zë import-eksporti i energjisë elektrike. Ndërkohë pavarësisht konflikte mes Kosovës dhe Serbisë, ky i fundit është vendi kryesor i importeve te Kosovës, qe per vitin 2013 arritën ne vlerën e 285 milion eurove.

Share This Video


Download

  
Report form