https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Ngjela: "Kushtetuesja ne konflikt interesi" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-10-31

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vendimi i Gjykates Kushtetuese per pezullimin e ligjit te Vettingut ka hapur nje debat te forte mes politikaneve e juristeve pasi ky vendim ka ngrire te gjithe reformen ne drejtesi. Avokat Spartak Ngjela ve ne dukje nje element te kësaj vendimmarrje te Kushtetueses duke theksuar se te 8 gjyqtaret jane ne konflikt interesi pasi ata do ti nënshtrohen procesit te Vettingut dhe nga ky kendveshtrim kjo Gjykate nuk mund ta merrte ne shqyrtim çeshtjen. Spartak Ngjela: "Veprimi i tyre juridik, i paster duhet te ishte ky: kjo gjykate nuk e gjykon dot se ne jemi ne konflikt interesi, gjeni nje gjykate tjeter. Sakte dhe mbyllej historia, nuk e bene keshtu. Se e thane ata indirekt, meqenëse ne kemi konflikt interesi do ta cojme ne Komisionin e Venecias. Komisioni i Venecias nuk eshte gjykate. Ka shkelur kushtetuten sot kjo gjykate" Sipas Avokat Spartak Ngjeles pas këtij vendimi qe pezulloi thelbin e reformes ne drejtesi qendrojne shume interesa por se pari pas këtij vendimi eshte opozita. Ngjela: "Kryesoret jane ata qe e bene padine, nje padi anti-amerikane. Turp! Reformen e kane bere amerikanet. Jo po i emeron ky, jo po i emeron ai, budallallëqe! Ketu flitet kush gjykon, jo kush mbledhe dokumenta" Sipas ngjeles PD me goditjen e ligjit te vettingut ne kushtetuese synonte edhe bllokimin e negociatave; nje lëvizje qe per Ngjelen ka deshtuar pasi negociatat do te hapen dhe nje nga treguesit eshte takimi i Kryeministrit Edi Rama me Kancelaren Angela Merkel ne 28 nentor.Ngjela: Tregon qe ata jane te vendosur qe Shqiperine ta fusin sa me shpejt ne Bashkimin Europian. Ne 9 nentor Komisioni Europian do te publikoje progres raportin per Shqiperine kur pritet te jape edhe rekomandimin per hapjen ose jo te negociatave per anetaresim.

Share This Video


Download

  
Report form