http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka preferuar t?i beje jehonë rezolutës qe Partia Popullore Europiane miratoi per situatën në Shqipëri. Në një komunikim me mediat, Basha deklaroi se kjo rezolute mbështet qëndrimin e opozitës dhe shqetësimet e saj ne lidhje me situatën e renduar politike.?Ndaj duke i bërë thirrje dyshes Rama-Meta, të reflektojnë dhe veprojnë pa u vonuar për të bërë të tyren, për t?u zbrapsur nga ky kurs i gabuar dhe me kosto të lartë për vendin dhe qytetarët shqiptarë, dua të informoj sot zyrtarisht shqiptarët nga kjo foltore, se rezoluta e Partisë Popullore Europiane është rezoluta e një partie e cila ka shumicën në Parlamentin Eueropian, ka presidentin e Këshillit dhe të Komisionit, se Partia Popullore dhe anëtarët e saj qeverisin shumicën e shteteve të Bashkimit Europian. Qëndrimet e Partisë Popullore reflektohen në politikat dhe qëndrimet e qeverive në fjalë?.2 dite para protestës, Basha ka përsëritur serish apelin për te dale ne shesh kundër politikave ekonomike te qeverise?Opozita është të shtunën në krah dhe në drejtim të një proteste popullore kombëtare me axhendë ekonomike dhe shoqërore. Por opozita do të bëjë të sajën derisa kjo qeveri të detyrohet të sprapset nga rritja e çmimit të energjisë, nga rritja e taksave, nga përdorimi abuziv i kamatvonesave për të goditur shtresat më në nevojë, nga rritja e taksave për aktorët kryesorë të ekonomisë, për punëdhënësit e mëdhenj, të mesëm, të vegjël, të cilët detyrohen ose të kalojnë në informalitet ose të mbyllin vende pune?.Sipas Bashes 22 nëntori eshte dita e çdo qytetari qe ndihet i dhunuar nga qeverisja e majte per te ngritur zerin kunder shumicës Rama Meta.