PD kundër hapjes së dosjeve - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht për here te pare ne lidhje me debatin e dosjeve te ish-bashkëpunëtoreve te sigurimit te shtetit; reagim qe vjen 10 dite pas deklaratës se Kryeministrit Rama per këtë çështje, dhe ne një kohe qe tashme nje draft për hapjen e dosjeve është depozituar ne Kuvend me firmën e demokrates Mesila Doda dhe kreut te PDIU Shpetim Idrizi. Ne nje deklarate te shpërndare per mediat, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka theksuar se hapja e dosjeve nga nuk mund te behet nga koalicioni qeverisës pasi dyshja Rama - Meta ka risjellë sot në pushtet dhe pozicione drejtuese kuadro të larta të ish-Sigurimit të Shtetit, duke mos lëne jashtë sulmit edhe draftin e mbështetur edhe nga deputetja demokrate Doda. ?Kjo çështje është aktivizuar javët e fundit nga Edi Rama dhe marionetat e tij politike dhe mediatike për të zhurmuar të gjithë problematikën e keq-qeverisjes. Për të larguar vëmendjen e opinionit publik nga braktisja e pashembullt e premtimeve elektorale dhe futja e vendit në krizë ekonomike. Nga skandalet e përditshme të qeverisjes dhe perspektiva akoma më e errët për vendin me rritjen e taksave dhe buxhetin klientelist. Nga kriminalizimi i qeverisjes dhe i parlamentit?. Sipas deklaratës se nënkryetarit Paloka, Partia Demokratike është e vendosur që së bashku me përfaqësuesit legjitimë të ish të përndjekurve politikë të jetë në ballë të përpjekjes për zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe përgjegjësive për këto krime. Por ndërkaq 2 mbështetësit e projekt-ligjit për hapjen e dosjeve te hartuar nga Elsa Ballauri pas dorëzimit te draftit ne Kuvend, kane deklaruar se shoqëria shqiptare ka nevoje per nje proces transparence. Ndërkaq deputetja Doda edhe pse partia e saj ndodhet ne bojkot ka paralajmëruar se do te jete ne kuvend për te mbrojtur projekt-ligjin.

Share This Video


Download

  
Report form