Lushnjë, shkrumbohet një shkollë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në vetëm pak minuta, kjo shkollë 9-vjeçare në fshatin Kashtëbardhë të Lushnjës është shkrumbuar e tëra. Zjarri i fuqishëm qe e përfshiu ndërtesën në orët e para të mëngjesit, shkatërroi çdo gjë. Fillimisht flakët janë përhapur në njërën prej klasave dhe më pas zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë objektin. Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por megjithë përpjekjet e tyre, ata nuk kanë nuk është mundur të shpëtojë asgjë. Policia dyshon se shkak i flakëve mund të jetë bërë një ngrohës elektrik i harruar ndezur që një natë më parë. Por një tjetër dyshim, ende i pa verifikuar është se zjarri ka rënë aksidentalisht, nga ndonjë person që ka hyrë në shkollë për të mos e kaluar natën jashtë. Në shkollën ?Kashtëbardhë? mësojnë rreth 700 nxënës, të cilët për shkak të kësaj ngjarjeje do të mbeten përkohësisht pa mësim. Në ditët në vijim pritet që autoritete lokale të sigurojnë ambiente me qira, për zhvillimin e mësimit, deri në përfundimin e rikonstruksionit të shkollës, apo ndërtimit te një godine të re.

Share This Video


Download

  
Report form