http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qendra kulturore ?Dhimiter Orgocka? në maliq është përfshirën nga flakët orët e para të mëngjesit, duke u shkrumbuar plotësisht. Fatmirësisht flakët nuk kanë prekur ndërtesat e tjera aty pranë, ndërsa nga verifikimet e para dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale. Për orë të tëra, zjarrfikësit kanë punuar për të shuar zjarrin. Por nje nga automjetet ishte aq i vjetër saqë pësoi defekt dhe rrezikoi te digjej edhe vete. Drejtori i Qendrës Kulturore, artisti Dhimitër Orgocka, ka shprehur dhimbjen për shkatërrimin e një prej godinave identifikuese të Maliqit. Policia dyshon se zjarri ka nisur ne nje nga zyrat e policisë bashkiake ne katin e dyte te godinës, aty ku prej disa kohësh, ushtrojnë aktivitetin edhe disa sektorë shërbimesh të bashkisë.