http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
?Zgjodha këtë dite sot për t?ju thëne të gjithëve se unë do t?i paraqes dorëheqjen time nga detyra Kryeministrit Edi Rama?. Me këtë deklarate Artan Shkëmbi behet i pari kryetar bashkie i cili shpall nga selia e Partisë Socialiste se nuk do te kërkoje nje mandat te 4 ne zgjedhjet e 21 qershorit. Por mesazhi qe Shkëmbi përcolli ne këtë dalje 4 muaj para mbajtjes se zgjedhjeve per pushtetin vendor nuk ishte vetëm personal, por ishte dhe nje apel per te tjerë kryetare bashkie. ?Jo vetëm s?kemi lindur për t?u plakur në karriget ku na kanë ulur të tjerët, por kemi detyrimin t?ia kthejmë familjes sonë politike investimin e bërë për ne, me gatishmërinë për të vazhduar t?i shërbejmë qoftë edhe si komisionerë të thjeshtë në zgjedhje?.Aktualisht Partia Socialiste numëron disa kryetare bashkie me 3 mandate njësoj si rasti i Artan Shkembit; 3 mandate ka fituar Shpëtim Gjika ne Vlore, 3 Flamur Bime ne Gjirokastër ; 3 mandate ka Fadil Nasufi ne Berat; ndërkohe qe te tjere kryetare bashkie kane 2 mandate si rasti i Dakos ne Durres dhe ai i Qazim Sejdnit ne Elbasan.