Siguria e Bankës Qendrore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kontrolli i Brendshëm dhe masat e marra për sigurinë në bankën e shtetit, që prej kohës që ndodhi vjedhja e saj, kanë qënë në kahun e duhur. Këtë deklarate e ka bërë Guvernatori i ri i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko. Ai tha se që prej tre javëve që ka marrë drejtimin e Bankës është përqendruar tek mënyra e kontrollit dhe sigurisë të thesarit të saj, dhe se shumë shpejt do të vendosen rregulla të reja. Duke folur për situatën ekonomike, Sejko sqaroi se përmbytjet do të japin efekt negativ në rritjen ekonomike të vendit, dhe se rrezikohet të rriten çmimet e produkteve bujqësore. Këshilli mbikëqyrës në këtë mbledhje ka vendosur të mos ulë më normën e interesit për lekun duke e mbajtur atë në nivelin 2%, edhe pse guvernatori ka pranuar se efektet e uljes së saj, nuk janë ato që priteshin.

Share This Video


Download

  
Report form