Avramopulos per liberalizimin e vizave në Kosovë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kosova do të marrë shumë shpejt një përgjigje pozitive për liberalizimin e vizave. Deklarata është bërë nga komisioneri për emigrim dhe çështje të brendshme Dimitris Avramopoulos gjatë një konference për mediat që mbajti me ministrat e brendshëm Skender Hyseni dhe atë të integrimit europian Bekim Çollaku. ?Rruga për Kosovën nuk është e largët. Së shpejti do të jepet një lajm i mirë për vizat, por normalisht duhen plotësuar kriteret?, - tha Avramopoulos.Ndërkohë gjatë takimit me kryeministrin Isa Mustafa, Avramopoulos vlerësoi vendosmërinë për të kontrolluar fluksin e emigracionit, dhe për masat që ka marrë qeveria e Kosovës për menaxhimin e personave te kthyer. Qeveria e re ?Mustafa? synon që të arrijë një marrëveshje me Brukselin për lëvizjen e lirë në muajin qershor.Në qëndrimet e mëhershme, ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se Prishtina zyrtare ka plotësuar që në vitin 2013, 90% të kritereve për vizat, ndërsa ka akuzuar Brukselin per qëndrime me dy standarde.

Share This Video


Download

  
Report form