DASH për liberalizimin e vizave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-21

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përcaktimi i kufirit mes Kosovës dhe Malit të Zi është kusht për liberalizimin e vizave me Prishtinën zyrtare. Ky është qëndrimi i Departamentit Amerikan të Shtetit pas shqyrtimit te raportit te Komisionit Shtetëror te Kosovës, për shënimin e kufirit. Ne nje deklarate te DASH, te publikuar ne faqen e Ambasadës Amerikane ne Prishtine, theksohet se kufiri i Kosovës me Malin e Zi, i përshkruar që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë, përputhet me kufirin e propozuar në vitin 2015.Pas rishikimit të hartave nga vitet 1940 e deri te të tashmet, duke përfshirë edhe ato të përdorura nga Komisioni për shënimin e kufirit, Departamenti i Shtetit ka ardhur në përfundim se kufiri i saposhënuar është në përputhje me kufirin e përcaktuar me Kushtetutën e vitit 1974. Kufijtë të cilët i kemi pasqyruar prej vitit 2008 përputhen në hollësi me kufirin e propozuar të vitit 2015. Ne vëmë në pah se përmbyllja e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit është kusht i BE-së për liberalizimin e vizave dhe paraqet një hap të rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.Marrëveshja e 26 gushtit per kufirin mes dy vendeve, nxiti reagimet e ashpra te partive opozitare në Kosovë, të cilat vlerësojnë se me të Kosova humbet rreth 9 mijë hektarë tokë, ndërsa kane bllokuar punimet e kuvendit prej muajsh dhe kane dale ne protesta. E ndërsa per Kosovën kjo marrëveshje eshte kusht per heqjen e vizave, SHBA thotë se per Serbinë raportet me Kosovën shihen si kusht per anëtarësimin ne BE.Te gjithë flasin për kushte të rjea të vendosura për Serbine. Ka shumë kushte dhe ato janë bërë publike tashme. Sigurisht, një ndër to është normalizimin i marrëdhënieve me Prishtinën. Kjo është diçka që duhet të ndodhe patjetër. Por kushte të reja nuk ka. Ato i janë bërë të ditur opinionit publik.Javën e kaluar, kryeministri serb Vuçiç nënshkroi hapjen e dy kapitujve me BE-ne, qe u konsiderua si faza e para anëtarësimit te vendit ne familjen evropiane.

Share This Video


Download

  
Report form