PD akuza qeverisë: Tender korruptiv 15 mln euro - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-09-22

Views 0

http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Opozita ka akuzuar qeverine se nepermjet nje tenderi korruptiv synon te vendose monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin, si pasoje e te cilit cdo biznes do te paguaje 600 deri ne 1 mije euro me shume. Dy deputetet Jorida Tabaku dhe Endri Hasa kane dale para medias per te denoncuar nje tender prej 15 milione euro ?Qeveria e Ramës ka hapur një tender prej 15 milionë eurosh për monitorimin e sistemit të tatimeve, që përfshin një gamë të gjerë elementesh, duke përfshirë edhe koncesionin e TVSH-së. Ky është një sistem pothuajse identik me atë monitorimit të pikave të basteve, I kontrolluar nga ortakët e Olsi Ramës.? Sipas PD kriteret e ketij tenderi jane përzgjedhur ne mënyre qe atë ta fitojë vetëm një kompani, të cilës i janë dhënë të drejta ekskluzive që të bëjë propozime ligjore për të ndryshuar ligjin e tatimeve. ?Jemi konsultuar me ekspertët më të mirë dhe rezulton se sistemi i ri i pagëzuar si sistemi i menaxhimit dhe kontrollit të faturimit do t?i kushtojë biznesit nga 80-100 milionë euro. Kjo kosto kolosale do të ndodhë, sepse me sistemin e ri, qeveria do të detyrojë të gjitha bizneset të ndërrojnë të gjitha pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike që kanë në përdorim.? Dhe paralajmërimi i PD ndaj qeverise ka qene i qarte. Tenderi korruptiv për monitorimin online të biznesit nuk do të zbatohet.

Share This Video


Download

  
Report form