Profili i Artan Didit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndonëse me një karrierë të gjatë në radhët e uniformave blu, Artan Didi nuk arriti te linte gjurme si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit. Sapo mori drejtimin e policisë në tetor të vitit 2013 52-vjeçari nga Tepelena u vu ne shënjestër te sulmeve te opozite si një njeri qe nuk ishte i përshtatshëm per këtë post. Kjo edhe për shkak te mungesës se kualifikimit te duhur. Aratn Didi do të mbahet mend më shumë si ish-komandant i RENEA-s ,në disa nga aksionet më të rrezikshme të forcave elitë te policisë. Karriera me shkëputje në radhët policisë nisi që në vitin e vështire 1997 kur  Artan Didi mbajti detyrën e drejtuesit të forcave speciale. Viti 1998 e gjen ne krye te RENEA-s. Gjatë operacionit për kapjen e një shtetasi arabo-egjiptian, që kërkohej për terrorizëm, Didi mbeti i plagosur. Komandanti i forcave speciale mori disa plumba por e kaloi rrezikun per jetën. Pas largimit nga forcat speciale u emërua drejtor i Rendit dhe Sigurisë Publike, detyre te cilën e ushtroi deri në vitin 2005 kur doli në lirim për shkak të reformës. Me marrjen e pushtetit nga e djathta nisi një aktivitet privat, derisa bashkë me familjen fitoi lotarinë amerikane dhe udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pas zgjedhjeve te 23 qershorit Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama zgjodhën t?ia besonin postin e Drejtorit te Përgjithshëm te policisë Artan Didit, njeriut  për te cilin demokratet deklaronin se kishte qene numërues i Partisë Socialiste. Gjate drejtimit te Artan Didit, policia arriti të konkludonte një nga operacionet më të mëdha, të drogës në Lazarat dhe Dukagjin. Por gjatë drejtimit të Didit ndodhën dhe disa nga ngjarjet më të bujshme në Shqipëri, vrasja  e mbetur pa autor e biznesmenit  Artan Santo, shpërthimet e shpeshta te tritolit, dhe rasti më i fundit çështja Frroku qe çoi në dorëheqjen e tij.

Share This Video


Download

  
Report form