http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ky ka qene vendimi qe ka dhënë kete te premte Gjykata e Tiranës për kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu, i vene nen akuze per shpërdorim detyre dhe shkelje te barazisë ne tendera. Por krahas dënimit me burg, Gjykata ka vendosur qe Mziut t?i hiqet per tre vjet e drejta e ushtrimit te funksioneve publike. Vete kryebashkiaku nuk ishte i pranishëm, ndërsa pas seancës, avokati i tij mbrojtjes u shpreh se do te apelojnë vendimin. Gjithashtu Gjykata ka dënuar me nga 6 muaj burg edhe dy specialistët e Bashkisë Kamzë, Drejtorin e Tatimeve në këtë bashki Bujar Loshi dhe juristin e bashkisë Atlis Hotin, që të dy të akuzuar për ?shpërdorim detyre?. Kryetari i Bashkisë Xhelal Mziu u arrestua ne dhjetor te vitit te kaluar, pasi akuzohej nga task forca e Prokurorisë se Tiranës per shkelje ne tenderin e ndërtimit te rrugës Valias i Ri-Laknas.