Gjykata e Janinës dënon dy shoferët shqiptarë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-11-19

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Janinës ka dënuar me 30 muaj burg me kusht 2 shoferet e ministrisë se Jashtme te Shqipërisë, qe u ndaluan para disa ditësh ne Kakavije nga autoritetet greke me pretendimin se po transportonin tekste shkollore ne gjuhen shqipe me hartën e Shqipërisë se Madhe dhe me emërtimin Çamëria. Sipas mediave ne shtetin fqinj ka qene dëshmia e dhëne nga nje doganiere greke ajo qe i ka shërbyer akuzës per te dhëne dënimin per Altin Tafen dhe Agim Asllanin. Në momentin e ndalimit dy drejtuesit e mjetit i treguan një autorizim të Ministrisë së Jashtme Shqiptare ku thoshte që po transportonin material diplomatik, madje kanë deklaruar se kishin edhe pasaporta diplomatike, siç dëshmoi doganierja greke. Kjo e fundit tha më tej se gjatë kontrollit ka vërejtur një libër me hartën e ?Shqipërisë së Madhe?, madje shkruhej edhe Çamëria. Siç informojnë mediat ne vendin fqinj ne total janë sekuestruar 1512 tekste shkollore, si edhe mjeti ku u gjenden librat. Te dy shoferet nuk kane qene te pranishëm ne gjykate ne seancën e dhënies se dënimit, ndërsa aty eshte paraqitur konsulli shqiptar ne Janine Sofokli Vasili, por ai nuk është lejuar te përfaqësoje dy punonjësit e Ministrisë se Jashtme.

Share This Video


Download

  
Report form