Përballja Tahiri - Paloka, shtyhet seanca - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Larte do te niste kete te hëne seancën e pare te gjyqit per shpifje mes Ministrit te Brendshëm Sajmir Tahiri dhe kryetarit te grupit te Partisë Demokratike Edi Paloka, por kjo gje nuk u be e mundur. Shkak u be mungesa ne seance e Palokes i cili sipas gjykatës nuk kishte konfirmuar, nëse kishte marre apo jo dijeni per procesin. Pas daljes nga gjykata ministri i brendshëm Tahiri i kërkoi edhe nje here publikisht rivalit te tij politik qe te përballet me të për akuzat nga selia e PD-se.Saimir Tahiri:Sot u paraqita në Gjykatën e Lartë për t?i dhënë mundësi zotit Palokës të vërtetojë akuzat që më janë bërë në ushtrimin e detyrës dhe përgjegjësinë që mbaj si Ministër i Brendshëm. Unë kam besuar që detyra jonë si politikanë është të japim kontribut që sistemi i drejtësisë të funksionojë dhe jo vetëm nëpërmjet deklaratave në publik, por edhe duke dhënë shembullin personal si duhet të paraqitemi para gjykatës. Sot Paloka nuk u paraqit me pretekstin se nuk ka marrë njoftim. Unë po pritem ta besoj. Shpresoj që seancën tjetër të marrë njoftim të gjejë kuroja dhe të vërtetojë akuzat ndaj meje. Në të kundërt ka detyrimin të pranojë përgjegjësinë për shpifjet që ka bërë ndaj meje.Nga ana tjetër ministri i brendshëm nuk ka kursyer akuzat per sistemin e drejtësisë, i cili sipas Tahirit po vepron me dy srandarte.Duhet të vëmë një standard për drejtësinë, qytetarët nuk pretendojnë që drejtësia të ketë dy standarde, një për të varfrit që dënohen, një për të pasurit të pushtetshmit që nuk dënohen po taksohen apo amnistohen. Ky është një standard që nuk mund ta pranoj. Kam shumë dëshirë të investoj besim tek sistemi i drejtësisë, ndonëse provat që ka dhënë në vazhdimësi lë vend për të dekurajuar. Por unë besoj se nëse bëhemi bashkë ja dalim ta detyrojmë drejtësinë të japë vendime të drejta për qytetarët pa dallim. Unë jam dënuar nga fëmijët e Berishës kur kam qenë në opozitë. edhe në opozitë kam kontribuar për sistemin e drejtësisë. Sot është dita që ata tregojnë se janë të përgjegjshëm si qytetarë për të treguar se sistemi funksioninSeanca do te gjykohet nga nje pesëshe gjykuese me kryesuese Arjana Fullanin, e cila sipas procedurës do t?i beje fillimisht palës kërkesën per ta zgjidhur me pajtim, gje e cila sipas Tahirit nuk do te pranohet nga ana e tij.

Share This Video


Download

  
Report form