Komisioni i Jashtëm për Maqedoninë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tirana zyrtare sheh tek dorëheqja e ministrave dhe shefit te shërbimit sekret ne Maqedoni nje lëvizje politike te kryeministrit Gruevski per te qetësuar situatën ne prag te protestës se opozitës. Ky është leximi i ngjarjeve te fundit ne Maqedoni, sipas sekretarit te përgjithshëm te Ministrisë se Jashtme Qirjako Qirko gjate nje raportimi ne komisionin parlamentar. Qirko ka sqaruar se te martën pasdite ka thirrur ne takim edhe Ambasadorin e Shkupit ne Tirane per ti kërkuar informacion ne lidhje me ngjarjen ne Kumanove dhe veçanërisht per popullsinë shqiptare. Por fokusi i mbledhjes se komisionit ishte dekreti i Presidentit te Republikës qe refuzoi te dekretoje ligjin per shërbimin e jashtëm. Opozita kërkoi votimin pro dekretit te kreut te shtetit duke lëshuar akuza te ashpra ndaj ministrit Bushati, por maxhoranca e rrezoi presidentin edhe pse arta dade shprehu te njëjtat rezerva per heqjen e kuotave ne emërimin e ambasadoreve mes kandidaturave politike dhe diplomateve te karrierës. Miratimi i ligjit per shërbimin e jashtëm u shoqërua me debate te forta brenda shumicës qeverisëse, pasi anëtaret e Komisionit te Jashtëm kundërshtuan heqjen e kufirit qe 80 e ambasadoreve qe duhet te vijnë nga sistemi dhe 20% nga politika dhe fusha te tjera, por pavarësisht kundërshtive te gjithe respektuan vendimin politik te grupit.

Share This Video


Download

  
Report form