Haradinaj dorëhiqet nga Komisioni Jashtëm - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndarja e kufirit Kosovë-Mali i Zi ka sjellë përplasje mes kryetarit të komisionit për politikë ta jashtme Enver Hoxhaj dhe anëtarit të këtij komisioni Ramush Haradinaj. Pas shqyrtimit të raportit ky i fundit dha dorëheqjen pasi tha se nuk mund të jetë instrument i Thaçit dhe Mustafës në pazarin që po bëhet për kufirin.?Ajo është tokë e Kosovës dhe askush nuk ka të drejtë ta dorëzojë atë tokë. S?ka mo me këtë logjikë, Murat Meha është gabim. Ju jeni gabim, kryetari i komisionit, partia jote është gabim, kryetari yt është gabim. Mos vazhdoni me këtë logjikë. Nuk është temë hajgare, këto marrëveshje, marrëveshja kufirin nuk qëndron. Na shqiptarë kemi gabuar që kemi nënshkruar, Isa Mustafa është gabim, ju jeni gabim.?Sipas raportit te demarkacionit Kosove-Mal i Zi të prezantuar në Komisionin e Punëve të Jashtme, vija kufitare është rreth 7 km ne brendësi te territorit te Kosovës. Sipas planit Ahtisari, çështja e kufirit me vendet fqinje, përveç me Maqedoninë, parashikohet të zgjidhet duke marrë parasysh ?vijat e dikurshme kufitare? në kuadër të Ish-Jugosllavisë. Sipas kushtetutës se vitit 1974 ne Ish-Jugosllavi kufiri i Kosovës, ka qenë 29 kilometra larg prej Pejës, ndërsa aktualisht kufiri është rreth 22 kilometra larg prej Pejës.

Share This Video


Download

  
Report form