PD ftesë për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia me e madhe e opozitës ka ftuar publikisht maxhorancen te firmose nje pakt per dekriminalizimin e zgjedhjeve te 21 qershorit. Kreu i Komisionit te Posaçëm te ngritur nga parlamenti pikërisht per këtë çështje, Oerd Bylykbashi ka deklaruar para medias se kjo marrëveshje i është propozuar Partisë Socialiste dy jave me pare; dhe meqenëse nga kampi I majte nuk ka ende nje përgjigje, opozita ka vendosur te publikoje përmbajtjen e saj.1- Verifikimin për pasjen ose jo të rekordeve të rënda kriminale, për cilindo nga kandidatët e regjistruar për zgjedhjet e 21 qershorit, nëse një nga subjektet politike nënshkruese të paktit e kërkon këtë;2- Përdorimin e gjurmëve të gishtërinjve për çdo rast të kërkuar, me qëllim verifikimin e plotë e të saktë të rekordeve kriminale;3- Tërheqjen e menjëhershme nga gara të kandidatëve që rezultojnë me rekorde të rënda kriminale ose refuzojnë verifikimin e të dhënave të tyre.Edhe pse kandidatet për zgjedhjet e 21 qershorit janë regjistruar tashme, PD beson se dekriminalizimi është proces qe kërkon vullnet politik.Partia Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Rama dhe mazhorancës të tregojnë vullnetin e tyre politik për të larguar personat me rekorde kriminale nga listat e kandidimit ne zgjedhjet e 21 qershorit, duke nënshkruar pa vonesë këtë pakt politik mes partive dhe duke hapur rrugën për zbatimin e menjëhershëm të tij.Ky nuk është propozimi i pare i PD për dekriminalizimin e procesit te 21 qershorit, me herët Bylykbashi depozitoi ne kuvend dy amendime te Kodit Zgjedhor ne mënyrë qe te ndalohej kandidimi i personave me rekorde kriminale, por këto propozime as nuk u shqyrtuan ne komisionet parlamentare.

Share This Video


Download

  
Report form