http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qëndrimin e Ambasadës Amerikane për mospërfshirjen në zgjedhjet e 21 qershorit të kandidatëve me rekorde kriminale, Partia Demokratike e konsideron mbështetje për demokracinë shqiptare. Oerd Bylykbashi përsëriti ofertë drejtuar dy partive kryesore, për përjashtimin e çdo kandidati me të kaluar të dyshimtë. Pak ditë më parë, kryetari i Kuvendit Ilir Meta, tha për mediat se nuk ka marrë ndonjë draft marrëveshje nga Partia Demokratike. Gjithsesi ai tha se mazhoaranca do të pranojë vetëm ndërhyrje ligjore që ndihmojnë në zgjidhjen e procesit të dekriminalizimit dhe jo deklarata mediatike.