Basha: Votë kundër mashtrimit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nga Saranda, lideri i opozitës Lulzim Basha ka përçuar nje mesazh edhe per votuesit e majte e jo vetëm per mbështetësit e Partisë Demokratike. Basha u ka bere thirrje te majtëve qe ne 21 qershor kur te votojnë te kenë parasysh te gjitha premtimet e pa mbajtura te kësaj shumice dhe te reagojnë kundër tentativave per ta vendosur Sarandën nen pushtetin e nje njeriu te vetem si deputeti socialist Koço Kokedhima.?Unë e di që në Sarandë ka shumë votues të majtë të 23 qershorit, unë e di që ata janë po kaq të zhgënjyer për mosmbajtjen e premtimeve, për vendet e punës që nuk erdhën e nuk erdhën kurrë, për poshtërimin që i bëhet ditë për ditë nga arroganca e këtij pushteti që i ka shndërruar zyrat e punësimit në motele për qeveritarët, i ka shndërruar në zyra ryshfeti. Ejani t?i japim një mesazh, një mesazh të qartë dhe të prerë oligarkisë që saranda nuk ka dalë në shitje, që Sarandën nuk e blen e nuk e shet dot Koço Kokëdhima dhe klientela e tij!?Ekonomia dhe dështimet e qeverise ne këtë sektor kane qene ne qendër te fjalimeve te liderit te opozitës gjate takimeve me banoret e Sarandës.?Nuk flasin dhe nuk japin përgjigje për premtimet që dhanë dy vite më parë. Sa të rinj apo të reja nga saranda janë punësuar këto dy vite, kush paguan sot më pak energji se para dy vitesh, kush paguan sot më pak taksa, kush fiton sot më shumë, kush jeton sot më mirë, kush nga ju i merr ilaçet falas në sarandë, kush nga ju kurohet falas!??Ndërkohe gjate takimeve me banore të Kardhiqit, Lunxhërisë, Delvinës e Finiqit, Basha ndërsa ka dëgjuar problemet me te cilat ata perballen e ka akuzuar mazhorancen per paaftësi per te qeverisur.?E vetmja gjë që lulëzon në shqipërinë e edi ramës dhe ilir metës është propaganda, propaganda e lugës boshe. Edi rama dhe ilir meta flasin për çdo gjë, përveç papunësisë, përveç varfërisë, përveç pamundësisë për të mbyllur muajin, por ju thonë ne nuk duhet të flasim për ulje taksash e nuk duhet të flasim për ulje çmimesh?.Per këto problematika, kryetari i PD bisedoi edhe ne në Nepravishtë te Bashkisë se Libohovës, takim qe shënoi fundin e turit ne jug te liderit te opozitës.

Share This Video


Download

  
Report form